Ora News - Kakavijë, kapet 1 kg kokainë në autobusin e linjës Tiranë-Athinë

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një kilogram kokainë është bllokuar nga policia greke pasditen e të dielës në një autobus të linjës Tiranë-Athinë.

Burime të policisë së Gjirokastrës thanë se lënda narkotike u gjet në mjetin e transportit të udhëtarëve të linjës Athinë-Tiranë, gjatë kontrollit të ushtruar nga pala greke.

Burimet nga policia kanë thënë se autobusi kishte dalë nga Shqipëria dhe po kryente procedurat e kontrollit kufitar për tu nisur në drejtim të Athinës.

Dyshimet e para janë se kokaina është marrë në Shqipëri dhe po trafikohej në drejtim të Greqisë. Po kështu mësohet se ka nisur një verifikim për faktin se droga i ka shpëtuar kontrollit të palës shqiptare.

Pas hetimeve dhe kontrolleve të para në anën greke të kufirit, policia ka njoftuar se lënda narkotike ishte e fshehur në bagazhet personale të drejtuesve të autobusit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kakavije-kapet-1-kg-kokaine-ne-autobusin-e-linjes-tirane-athine

Share This Video


Download

  
Report form