Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike ishin në fokus në analizës së emisionit "Ju flet Moska" të Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: PD, partia kryesore e opozitës këto ditë gjendet në një debat të brendshëm që në një kontekst më të gjerë është pjesë e krizës së kësaj partie pas disa humbjesh rresht në zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore. PD gjendet në një fazë kritike në të cilën janë gjetur shumë parti në Europën ish-komuniste dhe më gjerë.
Ekziston një ligj i pa shkruar i partive politike, një ligj të cilën unë do ta formuloja në këtë mënyrë: Nëse një parti e madhe e cila është një parti e cila rivalizon për atë se kush do të vijë në qeveri, pra nëse një parti e madhe humb tre herë rresht zgjedhjet parlamentare aq më tepër me një rezultat në rënie atëherë kjo parti reduktohet në një parti të vogël. PD ka humbur dy herë zgjedhjet në 2013 dhe 2017.
Në të dy herët rezultati ka ardhur në rënie. Është një krizë e partisë por edhe një krizë e liderit të kësaj partie, zoti Basha që këto ditë po zbulon atë pasigurinë e madhe që ka edhe në të ardhmen si drejtues i partisë kur pasi ka humbur një palë zgjedhje parlamentare duke qenë partia nën drejtimin e tij.
Tani e refuzon të bëjë ndryshime statutore të tilla që e ndëshkojnë liderin e partisë për humbjen e dytë rresht. Thelbi i debatit në PD është që humbja e dytë rresht në zgjedhjet parlamentare, aq më tepër me rezultate në rënie, duhet të ndëshkohet me largimin e kryetarit. Çdo lider që ka minimumin e përgjegjshmërisë që dy humbje rresht në zgjedhjet parlamentare janë tepër për partinë aq më tepër që një humbje e ka pësuar me liderin paraardhës.
Humbja e 2013 që nxori partinë në opozitë, nuk është ndonjë humbje e madhe për tu fajësuar se vinte pas 8 vitesh qeverisje. Basha e di që PD nuk mund ti rezistojë kësaj situate që nuk i kanë rezistuar dot parti më të konsoliduara në Europën Lindore ish-komuniste ku humbja e tretë rradhazi ka sjellë dekurajimin e madh të elektoratit, anëtarësisë së partisë dhe partia nuk ka mundur dot të mbijetojë si parti er madhe.
Por kemi një rast në Maqedoni, LSDM. Humbi katër palë zgjedhje rresht, 2006, 2008, 2011 dhe 201 4. Por këtu të mos harrojmë një gjë. LSDM humbi zgjedhjet në një periudhë të shkurtër kohë, zgjedhjet e parakohshme që impononte qeveria. Partia qeveritare VMRO-DPMNE ndjehej e fuqishme dhe bënte zgjedhje në mes të mandatit. Tre palë zgjedhje LSDM i ka humbur në 5 vjet. Kjo ka bërë që humbjet të mos ndjeheshin fort.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-pd-lideri-i-saj-dhe-ligji-i-pa-shkruar-i-politikes