Në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, ka gjithmonë mungesa sa i takon kryerjes së analizave. Edhe pse në shumicën e rasteve pacientët arrijnë të mbarojnë punë, çdo ditë ka nga ata që kthehen mbrapsht me përgjigje negative.
Mungesat janë të ndryshme. Përpara një muaji, laboratori krijoi vonesa në përgjigjet e biopsive, shkak ishte mungesa e reagentëve, ndërsa aktualisht mungojnë 9 reagentë për kryerjen e disa analizave, mes të cilave ajo e tiroides.
Problematika pranohet edhe nga vetë shefja e laboratorit në qendrën më të madhe spitalore.
Burime zyrtare në Drejtorinë e QSUT thonë se kjo situatë do të marrë zgjidhje brenda javës, dhe pacientët do të mund të kryejnë të gjitha analizat që ju rekomandojnë mjekët.