Temperaturat e larta gjatë ditës së sotme, të cilat në qytetin e Sarandës kanë shkuar deri në 27-28 gradë, kanë bërë që mjaft njerëz t?i drejtohen plazhit të qytetit në jug të Shqipërisë.
Klima mjaft e përshtatshme për t?u larë, falë temperaturave verore, kanë bërë që pushuesit t?u drejtohen brigjeve të Ionit, edhe pse jemi ende vetëm në muajin prill, çka është disi e pazakontë për sezonin turistik.