Ora News - Analizë me dyer të mbyllura tek Vllaznia, Gjyrezi jep vendimin përfundimtar për Gjokën

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tek Vllaznia nuk ka më hapësira për të gabuar, pasi rënia nga Superliga do të jetë e pashmangshme.

Për shkak të situatës aspak të mirë që po kalon skuadra, për më shumë se 2 orë në mjediset e stadiumit ?Loro Boriçi? u zhvillua analiza me dyer të mbyllura, që në fokus kishte ndeshjen e fundit me Luftëtarin, por edhe atë me Teutën.

Ish-sportistë, anëtarë të Këshillit Bashkiak, kryebashkiakja e Shkodrës në cilësinë e presidentes së ekipit, pjesëtarë të stafit drejtues e atij teknik dhe sigurisht lojtarët, morën pjesë në takimin ku pati përveç analizës, edhe kritika e premtime për kthesë që në ndeshjen e ardhshme.

Presidentja Ademi ka kërkuar të dijë nga lojtarët se ku qëndron problemi i luhatjeve dhe si mund të gjenden zgjidhjet më të mira për të mos rrezikuar kampionatin.

Por në dalje ajo ju shmang mediave dhe sëbashku me teknikun Gjoka, u larguan nga dyert e pasme të stadiumit. Detyrën për të folur ja ngarkuan administratorit Astrit Gjyrezi.

"Ishte një analizë e takimit që u zhvilluar me ekipin e Luftëtarit por edhe nga humbja me Teutën. Gjithsesi pjesëmarrja që ishte përcaktuar në këtë takim ishte organizuar në mënyrë të atillë që vjen si një mbështetje për ekipin, një ngarkesë e domosdoshme dhe nga ana e tyre për përgjigjesitë që do të marrin në këto ndeshje të mbetura."
Gjyrezi bëri me dije se penalizime për lojtarët nuk do të ketë, ndërsa rikonfirmoj vazhdimin e bashkëpunimit me Gjokën, duke shprehur besimin se Vllaznia do të gjejë kthesën.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/analiza-me-dyer-te-mbyllura-tek-vllaznia-gjyrezi-jep-vendimin-perfundimtare-gjoken

Share This Video


Download

  
Report form