Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar ditën e djeshme në Gjermani, ku pritet të takohet me kancelaren Angela Merkel.
Fillimisht kryeministri është takuar me Presidentin e Parlamentit gjerman, Wolfgang Schauble në Bundestag.
Rama ka publikuar momentin e takimet me anë të një video të publikuar në rrjetin e tij social Facebook.
Gjithashtu ai ka bërë urimin e mëngjesit në profilin e tij me një foto nga ceremonia e pritjes.
Ndërsa edhe këshilltari i kryeministrit, Endri Fuga shpërndau foton nga momenti i mbërritjes së Ramës në Gjermani. ?Një ceremoni vërtet mikpritëse për kryeministrin Edi Rama?, shkruan ai në Twitter.
Në këtë vizitë, shefi i ekzekutivit shqiptar nuk është pritur nga kancelarja Merkel, por nga ambasadori i Shqipërisë Artur Kuko dhe një person tjetër.
Vizita në Gjerman i paraprin vendimit të qershorit për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-nis-viziten-ne-gjermani-do-takohet-me-merkel-hapjen-e-negociatave