Merkel, Rames: Shqiperia ka bere progres, por ka disa parakushte

RTV KLAN 2018-05-14

Views 0

Përpara një takimi që zgjati afro dy orë, Kancelarja Merkel në një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Rama ka vlerësuar përparimin që ka bërë vendi ynë në disa reforma kyçe që kërkon integrimi në BE, mes të cilave veçon Reformën në Drejtësi.

?Dua të them qartë se Shqipëria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe ka pasur përparime të padiskutueshme. Këtu kam parasysh marrjen në shqyrtim të qindra gjykatësve dhe prokurorëve. Për këtë folën për shembull edhe në vizitën e fundit. Përmes kësaj, do të forcohet edhe integriteti dhe serioziteti i sistemit të drejtësisë. E dimë që kontrolli duhet të shtrihet edhe tek policia. Unë mund vetëm ta inkurajoj kryeministrin që ta vazhdojë këtë rrugë.?

Por pavarësisht vlerësimit qëndrimi përfundimtar i Gjermanisë në tryezën e Këshillit Europian në qershor është ende në përgatitje e sipër dhe kancelarja thotë se deri atëherë ka disa parakushte.

?Komisioni propozoi më 17 prill nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Për këtë do të diskutojmë në Këshillin Europian në fund të qershorit. Për hapjen e negociatave ka një seri parakushtesh. Për disa prej tyre, Shqipëria ka punuar shumë fort. Për hapjen e negociatave të anëtarësimit ka kërkesa të caktuara. Në lidhje me to, javët e ardhshme ne do të formulojmë opinionin tonë, nëse ka akoma gjëra për tu bërë, nëse janë bërë mjaftueshëm përparime dhe do t?i diskutojmë ato edhe me kolegët tanë europianë. Ka gjithashtu fusha të tjera për të cilat flasim, sundimi i ligjit në përgjithësi dhe lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Gjithë, besoj se jemi të të njejtit mendim: Nuk është se po i bëjnë ndokujt nder, por kohët e fundit kjo ka kuptim të madh për Shqipërinë dhe njerëzit e saj. Gjermania do t?ju mbështesë. Gjermania do t?ju ndihmojë, në mënyrë që edhe ne të shohim hapat përpara që na duhen në mënyrë që të mund të vendosim deri në qershor.?

Vetë kryeministri ndërsa shpreh emocionet e përsëritura kur takohet kancelaren, thotë se vjen në këtë takim krenar pasi me mbështjen e Gjermanisë Shqipëria ka përmbushur premtimin që ai vete i ka bërë znj. Merkel në takimin e tij në 2014: Reformën në Drejtësi. E menjëherë pas kësaj fjalie ai i kërkoi kancelares mbështetjen për votën e Qershorit.

?Sot jam krenar që mund të them këtu kemi mbërritur falë edhe mbështetjes së Gjermanisë, pasi Shqipëria ka kryer një reformë të thellë në fushën e ligjit dhe gjyqësorit, e cila është vlerësuar si e tillë nga Komisioni Europian dhe që shihet si model për të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Në të njëjtën kohë, ka rezultate inkurajuese përsa i përket zbatimit të ligjit të Vettingut. Në mënyrë që t?i përmbushim me sukses detyrat tona të shtëpisë edhe në këtë fazë të parë, ka një rekomandim pa parakushte nga Komisioni Europian që ne të lejohemi të vazhdojmë më tej. Shpresoj shumë që në qershor te kemi mbështetjen e Gjermanisë dhe të kancelares federale. E kemi shumë të qartë që ky nuk është fundi. Ky është përfundimi i një faze dhe hapja e një tjet...

Share This Video


Download

  
Report form