Spikerja Senada Jaho ishte sot e ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan. Gjatë emisionit Jaho tha se ka nisur të gatuaj që në moshë të vogël dhe se gatimi tashmë është një ndër pasionet e saj. Spikerja kishte zgjedhur të përgatisë sot peshk të mbuluar me kirpë në furrë.