Klosi paralajmeron te gjithe bizneset qe do hedhin mbetje ne lumenj

RTV KLAN 2018-05-14

Views 0

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi në një konferencë për shtyp nga Kryeministria informoi për rezultatet dhe sfidat në pastrimin e Shqipërisë.

Klosi falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në Javën e Tokës që ishte nga data 6-22 Prill. Por, minisiri paralajmëroi të gjithë individët dhe bizneset që do të hedhin mbetje në lumenjtë apo vijë bregdetare, se do të gjobiten.

"Do të jetë ligji dhe vetëm ligji që do të garantojë një Shqipëri të pastër. Ta kenë të qartë individë apo biznese që hedhin mbetje industriale, spitalore më keq akoma, mbetje të çdo lloji në lumenj. Kjo do të jetë goditja më e madhe që do të ndodhë nga ligji. Pas datës 22 të gjitha institucionet ligjzbatuese janë të urdhëruara të dënojnë me masa shumë të forta ligjore këdo që hedh mbeturina. Gjithashtu lejet mjedisore e kanë mbajtur si leje dhe e përdorin vetëm kur vjen inspektori. Ai dokument është një kontratë me shtetin për të ngritur biznese të ndershme".

Ai falënderoi 12 Prefektët e qarqeve të cilët kontribuan në pastrimin e vendit gjatë një aksioni të madh.

?Kësaj aleance të fortë ju bashkuan dhe 12 Prefektët në të gjithë Shqipërinë që kam fatin dehe rastin ti falëndero të gjithë për punën e bërë nga data 6- 22 Pril u ndërmor aksioni më i madh dhe më i vështirë, pastrimi i shtrat të lumenj3eve dhe bregdetit shqiptar.

U angazhuan në këtë aksion plot 20 mijë e 740 forca njerëzore, 905 mjete në pastrimin e rreth 155 segmenteve lumore, deteve dhe bregdeteve. Një falënderim për kryetarët e bashkive, institucionet shtetërore, shkollat, aktivistëve rinore dhe qytetarëve të thjeshtë që u bënë pjese e këtij aksioni".

Klosi e quajti bashkimi më të madh për pastrimin e vendit.

?Vetëm në një jave të largohen mijëra ton mbetjesh, falë këtij bashkëpunimi?.

Ministri Klosi, renditi pastrimet në segmentet lumore, Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Pogradec, Gjirokastër, Vlorë, Dibër. Shkodër, Lezhë, Fier, Berat ,Kukës.

Gjithashtu, ministri tha se ata do të vazhdojnë aksionin dhe nuk do të ndalen këtu.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS