Një grua nga Fieri ka tërhequr vëmendjen e taksistëve. Sipas gazetarit të ?Aldo Morning Show? gruaja ka bërë disa herë gjatë ditës rrugën për tek avokati i saj por për shkak të erës që frynte i ngrihej fustani sa herë që kalonte, gjë që ka bërë që taksistët ta ngacmojnë me fjalë. Gazetari tha se taksistët madje edhe i kanë kënduar, por në një moment gruaja ka ndaluar dhe ka goditur me shuplakë një prej taksistëve duke e bërë atë ?shembull? për të tjerët të cilët kan heshtur pas veprimit që ka bërë gruaja.