Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një kohë kur Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka nisur të largojë nga sistemi prokurorë e gjyqtarë, shkolla e Magjistraturës, institucioni që pregatit gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm duket se po dështon në misionin e saj. Për Ora News, drejtori i kësaj shkolle Sokol Sadushi thote se moskrijimi i KLGj dhe KLP ka bërë që këtë vit kjo shkollë të mos pranojë kandidatë të rinj dhe për këtë kerkon nga Kuvendi të nderhyje, duke bërë një shtesë ne dispozitën kalimtare.
Pas Gjykatës ë Lartë dhe Kushtetuese vonesa e ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë duket se ka futur në kolaps edhe shkollën e Magjistraturës.
Alarmin e jep drejtori i kësaj shkolle, Sokol Sadushi, i cili thotë se këtë vit ky institucion që do të furnizojë sistemin me gjyqtarë dhe prokurorë, rrezikon të mos hapë vitin i ri akademik për studentët e vitit të parë.
Sadushi: Për vitin akademik 2018-2019 që fillon në tetor, shkolla nuk e organizon dot provimin sepse ligji ka përcaktuar këshillat si organe që përcaktojnë vendet vakante. Për sa kohë që këto këshilla nuk janë ngritur, ne në tetor nuk kemi studentë për të filluar shkollën për vitin akademik.
E njëjta situatë është edhe për 16 magjistratët, prokurorë dhe gjyqtarë që diplomohen këtë vit, të cilët rrezikojnë të mbeten pa u emëruar.
Sadushi: Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të emërojë, 16 kandidatët nuk mund të emërohen në muajin korrik. Edhe kjo ka nevojë për një amandament ligjor për ti dhënë mundësi KLD dhe Prokurorit të Përgjithshëm në këtë fazë tranzitore që të emërojnë dhe kandidatë magjistratë. Nevoja për magjistratë është e madhe dhe do të ishte e pakuptimitë që një ndryshim i tillë ligjor të mos realizohej përsa kohë ka nevojë për gjyqtarë dhe prokurorë të rinj në sistem.
Kreu i Magjistraturës thote se në 7 maj shkolla do të zhvillojë provimi e formimit profesional për 50 ndihmësat ligjorë që janë aktualisht në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, të cilet nese marrin 60 % të pikëve u jepet mundesia për të vazhduar dy vite Magjistraturën.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shkolla-e-magjistratures-ne-ngerc-sadushi-jep-alarmin-leter-kryetarit-te-kuvendit#.WuHh9l77Olk.facebook