Pas falimentimit të kompanisë ?GULF? demokratët thonë se fshihet një skemë në të cilën janë përfshirë zyrtarë dhe klientë të qeverisë. Në një dalje për mediat, nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, JoridaTabaku tha se distributori kryesor i GULF-it ka qënë Kompania ?Armo? dhe se dëshmi e kësaj lidhje është rritja e sasisë së naftës së prodhuar në vend gjatë vitit 2017.
"Nafta e prodhuar në vend është rritur nga 12.000 ton në 167.000 ton (me një vlerë në treg prej 200 milionë Euro). Kjo tregon se nafta e ?ARMO? është hedhur në treg dhe është shitur pamvarësisht cilësisë së ulët të saj. ?Gulf? ka qenë i vetmi rrjet që ka tregtuar naftën e ARMO-s. Këto dy kompani kanë qënë të lidhura me njëra-tjetrën me klientin e preferuar të qeverisë. Albano Aliko është njëkohësisht pronar dhe i biznesve të tjera me Beson. Njësoj si ARMO që kishte detyrime të papaguara prej 60 milionë Euro dhe ?Gulf? operonte me të njëjtën skemë".
Tabaku bëri përgjegjëse qeverinë që sipas saj ka heshtur për këtë skandal.
"Shteti nuk na ka dhënë përgjigje shteruese për xhiron vjetore, edhe pse ka nisur fushatë informaliteti për karburantet dhe lojërat e fatit".
Kompania GULF e ka nisur aktivitetin e saj tregtar në Shqipëri në vitin 2013 nga ?Sun Petrolium? dhe në 2014 kjo shoqëri u ble nga një kompani ?Offshore? Universal Energy Grup. Hetimet paraprake flasin për një dëm të shkaktuar ndaj privatit dhe shtetit në vlerën e 5 milionë Eurove.