Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Një person, që dyshohet se ka kryer një parakalim të gabuar, ka humbur kontrollin e veturës së tij dhe për pasojë është aksidentuar me një tjetër mjet.
Nga aksidenti ka ndërruar jetë nëna e drejtuesit të mjetit, Liljana Qyra 58 vjeçe, ndërkohë që ndodhet në gjendje të rëndë i biri i saj, shoferi i veturës në fjalë.
Për drejtuesin e veturës tjetër, nuk raportohet që të ketë pësuar dëme fizike.