Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rritet tavani për pagesën e tatimfitimit nga 8 mln në 10 mln.Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh se kjo nismë ka si synim të ulë evazionin tek bizneset e mëdha.Kreu i Financave Arben Ahmetaj bëri me dije se deklarata e biznesit të vogël për TVSH-në do të ketë vetëm 6 kutija.Biznesi i vogël ngriti si shqetësim korrupsionin dhe klimën e të bërit biznes.Por kreu i qeverisë kërkoi që të denoncohet çdo abuzim.
Qeveria shqiptare ka rritur pragun për pagesën e tatimfitimit për bizneset nga 8 mln në 10 mln lekë në vit.
Aktualisht një biznes që realizon një xhiro nga 5 deri në 8 milionë lekë në vit paguan 5 % tatim fitim ndërsa mbi këtë shifër paguan 15%.
Në një takim me biznesin e vogël, kreu i qeverisë prezantoi ndryshimin i cili sipas tij synon të ulë informalitetin.
Rama: Maksimumi dy muajt që vinë, këtë do ta bëjmë. Nuk kemi akoma të saktë që të themi sot sa. Por mbi 100 milion nuk diskutohet në mënyrë që të mos gënjeni më dhe në mënyrë që të ktheheni në aleatë të intereësuar vetë të qeverisë që ti thoni biznesit të madh: Stop, çdo gjë me faturë!
Kreu i Shoqatës së Vogël, Albert Nasto, ngriti si shqetësim korrupsionin dhe klimën e të bërit biznes.
Ndërsa Kryeministri i kërkoi që të denoncojnë çdo abuzim.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ndryshon-sistemi-i-taksimit-qeveria-rrit-tavanin-tatim-fitimin-nga-8-ne-10-mln