Vlorë, operatorët turistik: Pritet fluks turistik, por infrastruktura rrugore lë për të dëshiruar

Report TV 2018-05-14

Views 0

Dy javë nga çelja e sezonit turistik në qytetin e Vlorës, operatorët turistik ngrenë shqetësimin për infrastrukturën rrugore dhe transportin urban, që shpesh turistët e huaj e përdorin për të vizituar pikat uristike dhe muzeale. Kreu i operatorëve turistik, Vasil Bendaj, pohon se nga prenotimet e deritanishme Vlora pritet të ketë një bum turistësh këtë sezon, ndaj Bashkia duhet të ofrojë kushte që ata të rikthehen sërish vitin e ardhshëm.

Bendaj shprehet se e njëjta situatë me përgatitjet e sezonit turistik është edhe në Orikum dhe Radhimë, të cilat edhe pse janë dy destinacione të preferuara nuk janë ende gati për të pritur pushuesit.

Share This Video


Download

  
Report form