Report TV - Statuti i ri/ Klauzola e fshehtë, Basha heq kë të dojë nga PD

Report TV 2018-05-14

Views 0

Draft-statuti i Partisë Demokratike, i cili pritet të miratohet përfundimisht nga Kuvendi Kombëtar këtë të diel, i jep një kompetencë të frikshme kryetarit Lulzim Basha mbi të gjithë anëtarët dhe strukturat e partisë më të madhe në opozitë.

Sipas statutit të ri, në raste urgjente, kryetari i PD Lulzim Basha mund të ushtrojë pushtetin e sanksioneve statutore dhe të strukturave të partisë, për përjashtimin e anëtarëve të Partisë Demokratike, të cilët tradhtojnë partinë, dëmtojnë interesat e saj elektorale apo thyejë rregullat e tjera etike të parashikuara në statut dhe rregulloret e brendshme.

Kjo kompetencë parashikohet konkretisht në pikën pesë të nenit 27 të statutit të ri të Partisë Demokratike. Sanksioni i ndërmarrë nga kryetari ndaj një anëtari të partisë i paraqitet për miratim kryesisë së partisë në afatin më të shkurtër të mundshëm, por ky parashikim nuk ndryshon asgjë, pasi me statusin e ri, Kryesia do të jenë një organ nën kontrollin e plotë të kryetarit.

Share This Video


Download

  
Report form