Familjarët e autorit që qëlloi mbi Agim Bucin të mërkurën në mbrëmje nuk pranojnë të flasin para kamerës. Ndihen të kërcënuara, pas krimit që tronditi Kamzën. Por Lutfi Buci, vëllai i 53-vjeçarit të vrarë thotë se gjithçka ia kanë lënë në dorë shtetit.
?Ne i kemi lënë në dorë shtetit. Unë nuk kam punë me njeri. Nëse shteti nuk bën drejtësi, siç bëri policia që i arrestoi në kohë rekord njerëzit mund të armatosen vetë për të mbrojtur veten?.
Buci ka rrëfyer edhe momentet e grabitjes. Sipas tij autorët kishin tërhequr fëmijën e mitur të të vëllait dhe kishin dashur ta rrëmbenin.
?Ata kanë hyrë nga kjo derë këtu dhe kanë kanë hyrë, aty janë përballur me gruan. Kanë dashur të marrin djalin. I kanë thënë Lekët dhe kanë qëlluar. Ka dëgjuar të shtënat vëllai dhe ka dalë. Është përleshur me to dhe ata e kanë qëlluar në gjoks. Vëllai ka vdekur që këtu. Fëmija është terrorizuar, nuk fle gjithë natën?.
Vëllai i Agim Bucit thotë se autorët kanë përfituar nga mungesa e ndriçimit në zonë.
?Zona është pa drita. Agimi ka paguar taksat 820 mijë Lekë para një jave. 20 mijë Lekë vetëm dritat. Por edhe policia nuk duhet t?i lejë njerëzit nëpër pallate të konsumojnë lëndë narkotike se bëhen problem për sigurinë?.
Rrushdi Hodo, një nga të arrestuarit, ka pranuar krimin. Dy autorët e arrestuar pritet të dalin të dielën për masë sigurie. Policia dyshon se ata janë përgjegjës edhe për ngjarje të tjera me tendencë vjedhje me dhunë në zonën e Kamzës.
Sipas hetuesve ka dyshime se Kurti ka kryer vjedhje me dhunë dhe grabitje edhe në Gjermani, ku ka qëndruar një periudhë kohe përpara se të rikthehej në Shqipëri.