Energjia kërcënon rritjen e çmimit të bukës

Channel One Albania 2018-05-14

Views 0

Prodhuesit e bukës kërkojnë që çmimi i energjisë elektrike të jetë i njëjtë si për furrat e thjeshta ashtu edhe për ato që ofrojnë edhe prodhime të tjera brumi përfshirë edhe pastiçeritë. 

Aktualisht vetëm furrat që furnizohen me tension të ulët kanë një çmim energjie të reduktuar prej 7.6 lekë për kilovat/orë. 

Sipas shoqatës së prodhuesve të bukës, në këtë kategori nuk janë të përfshira të gjitha furrat, por vetëm ato që nuk kanë pajisje frigoriferike. Pjesa tjetër e subjekteve paguajnë një çmim energjie prej 14 lekësh për kilovat/orë, i cili është sa dyfishi i tarifës për furrat e bukës.

Një pjesë e furrave kanë paralajmëruar rritje të çmimit të bukës për shkak të kostove, shtuar edhe faturat e energjisë. Por, për disa tregtar rritja e çmimit, mbi 80 lekë që kushton aktualisht një bukë masive, do të ulte shitjet, duke marrë në konsideratë faktin ka qytetarë që presin të blejnë bukët e ftohta me gjysmë çmimi.

Shoqata e prodhuesve të bukës i ka kërkuar ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri, që për furrat e tregtimit të bukës, ëmbëlsirave dhe byrektoreve, tarifa e çmimit të energjisë të jetë prej 8.2 lekë për kilovat/orë. Në rast se kjo kërkesë nuk do të merret parasysh, prodhuesit paralajmërojnë rritje të çmimit të bukës.

Share This Video


Download

  
Report form