Ajo është gjyshja më e famshme e rrjeteve sociale, e cila me sensin e saj të humorit ka bërë për vete shumë fansa.
Pak e dinë që emri i saj është Trëndafile Daci, pasi ajo është bërë e njohur si Ija e aktorit të humorit Bes Kallaku.
Ajo ishte sot e ftuar në studion e ?Rudina në Tv Klan për të folur për jetën e saj dhe marrëdhënien me Besin.
Por ndërkohë që Ija fliste në studio erdhi surprizë nipi i saj Besi me një buqetë me trëndafila për të. Ija e habitur u ngrit në këmbë kur pa Besin.
Bes Kallaku: Çfarë kujtove ti se do të lë vetëm?
Ija: Ti nuk më the që do vije.
Bes Kallaku: Ija nuk e dinte që unë do vija. Dhe i kam sjellë trëndafila sepse emri i saj është Trëndafile.