Report TV - PD: Parlament normal me Tahirin të lirë dhe kuksianët në burg, nuk ka

Report TV 2018-05-14

Views 0

Grupi parlamentar i PD-së ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës.

Mësohet se brenda kësaj jave del udhëzimi për procesin zgjedhor sipas statutit të ri të Partisë Demokratike.

Kjo do të thotë se PD-ja do të zhvillojë zgjedhje të brendshme, në të cilat do të votohet për seksionet, grupseksionet dhe kryetarët e degëve.

Lidhur me marrëdhënien e saj me parlamentit, PD do të vazhdojë t?i braktisë komisionet veç rasteve specifike, siç mund të jetë ?Komisioni Tahiri?.

Basha u shpreh në mbledhje se PD do të vazhdojë protestat dhe do mbështesë qytetarët në të gjithë vendin.

Basha theksoi se ?çeshtja Tahiri? do të mbetet në artikulimin politik të opozitës.

Në seancën parlamentare të se enjtes do të mbahet edhe qëndrimi i plotë i PD-së.

?Parlament normal me Sajmir Tahirin të lirë dhe kuksianët në burg nuk ka? ? tha Basha.

Share This Video


Download

  
Report form