Komb. U-15/ Miqësoret me Kosovën, Memushaj: Do ketë prodhim vendas, kemi gjetur rivalët e së ardhmes

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kombëtarja U-15 e drejtuar nga trajneri Eqerem Memushaj do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses së Kosovës.

Për këto dy takime, trajneri Memushaj ka grumbulluar 25 futbollistë, ku 16 prej tyre aktivizohen në kampionatin shqiptar.

Në fjalën e tij, në konferencën për shtyp Memushaj u shpreh:

?Dy miqësoret me Kosovën do të jenë teste që shërbejnë për të zgjedhur lojtarët më të mirë dhe që do ti shërbejnë Shqipërisë në të ardhmen, e theksoj janë mjaft të rëndësishme. Kam qenë gjithë kohën koherent me kampionatin vendas, por edhe atë jashtë. Kjo moshë është pak delikate, pasi çdo lojtar pëson ndryshme të shpejta pasi është në fazë rritjeje. Sipas nje programi te organizuar nga FSHF, ne muajin shtator dhe tetor do te kemi edhe dy ndeshje te tjera miqesore ndaj Maqedonisë dhe Malit të Zi. Unë i sugjeroj që për moshat u-15 të organizohet një kampionat midis zonave nacionale, pra kombëtaë, siç ka bërë U-17-të dhe U-16-të. Mendoj se do të ketë një nivel më të mirë dhe do të ketë më rivalitet në seleksionim më të mirë, më të drejtë."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/komb-u-15-miqesoret-me-kosoven-memushaj-do-kete-prodhim-vendas-kemi-gjetur-rivalet-e-se-ardhmes

Share This Video


Download

  
Report form