Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama apeloi edhe njëherë punëkërkuesit shqiptarë të ndahen nga mentaliteti: Punë në shtet ose fare.
Teksa vizitoi Panairin e Punës 2018 të hapur në kuadër të 1 Majit, Rama foli për mundësi reale punësimi në sektorin privat por nënvizoi se puna nuk vjen në shtëpi dhe as në rrjetet sociale.
Rama: Në të gjitha ndërmarrjet e Shqipërisë ka vende pune, ajo që është e rëndësishme është të kuptohet që puna nuk vjen në shtëpi, puna nuk është vetëm punë shteti. Për ne është e domosdoshme që të ndajmë njëherë e mirë këtë vijë. Të funksionojmë si një forcë e madhe lëvizëse që shtyn drejt punësimit real në sektorin privat. Kur vjen puna tek pagat, pagat duhet të rriten. Por që pagat të rriten, duhet të rritet ekonomia dhe që ekonomia të rritet duhet të punojmë shumë fort të gjithë. Në këtë panair ka jo vetëm paga të ulëta, por ka edhe paga mesatare dhe paga të larta.Ka banka që kërkojnë punonjës, kompani të mëdha që kërkojnë menaxherë.Çelja e vendeve të punës është reale, rritja e mundësive për punë është reale por duhet të luftojmë të gjithë së bashku me një psikologji të rëndë të trashëguar se më mirë një punë shteti ose pastaj në kafe me lekët e mamit dhe babit edhe në fb duke i thënë kryeministrit: O legen na gjej punë.
Rama tha se panairet janë një mundësi e mirë që njerëzit të kontaktojnë drejtëpërdrejtë me punëdhënës të ndryshëm.
Rama: Këto panaire në qendrat e bashkive të Shqipërisë janë një mënyrë për të shkuar më pranë njerëzve dhe për dhënë sa më shumë informacion të drejtëpërdrejtë në mungesë të kanaleve të informacionit që merren me papunësinë nuk merren me punësimin dhe që njerëzit të kontaktojnë drejtëpërdrejtë me punëdhënësit e ndryshëm. Kemi një situatë që është në përmirësim të vazhdueshëm, ka një rritje të vetëdijes siç mund ta konstatoni nga kontaktet këtu me punëdhënësit për domosdoshmërinë e formimit profesional. Kemi një investim serioz këtë vit, duke financuar kurset e formimit profesional për ata që dalin nga ndihma ekonomike apo ata që kanë nevojë për një formim profesional me një pagë që është më e lartë se mesatarja e ndihmës ekonomike.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-puna-nuk-gjendet-ne-fb-duke-i-thene-kryeministrit-o-legen-na-gjej-pune