http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Krimeve te Renda nisi hetim për ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj. Dosja e cila po hetohet nga prokurori Klodian Braho mbërriti nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili më herët e kishte depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme.
Burimet thanë se Imeraj po hetohet për akuzën e korrupsionit, pasi kishte ndikuar në një vendim, ndërsa ende nuk dihen detaje të dosjes pasi ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese u dorëhoq nga procesi i vetingut.
Ymeraj dha dorëheqjen në janar të këtij viti dhe fill pas këtij vendimi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit referoi pranë zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme dokumentacionin për ish-gjyqtarin.
Në atë kohë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se në bazë të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale që bën fjalë për kallëzimin nga nëpunësit publikë kishte gjetur elementë të shkeljes së ligjit, gjatë hetimit administrativ në procesin e rivlerësimit për ish-gjyqtarin.
Besnik Imeraj kishte paraqitur arsye personale për largimin nga detyra.