Rënia në pikiatë e euros me 4% gjatë tre muajve të fundit ka nisur të japë efektet e para negative në ekonomi.
Eksportuesit kërkojnë që Banka e Shqipërisë të ndërhyjë për këtë situatë, në të kundërt, sipas tyre, kriza e thellë ekonomike do të jetë e afërt.
Sipas kreut të Shoqatës se Ekportuesve Shqiptarë, Alban Zusi, zhvlerësimi i eruos ka ndikuar edhe në uljen e fuqisë blerëse.
Ekportuesit thonë se efektet e dobësimit të monedhës europiane do të ndihen edhe në punësim.
Në muajin shkurt, Banka e Shqipërisë mori vendimin për de-eurozimin e ekonomisë, për të ulur nivelin e përdorimit të euros dhe fuqizimin e monedhës vendase.
/Jonida Tashi/