Raporti / Arritjet e ministrave të qeverisë ‘Rama 2’, kush ‘shkëlqen’ dhe kush rrezikohet në shtator

Report TV 2018-05-14

Views 0

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste u paraqit raporti gjashtëmujor i llogaridhënies publike të qeverisë ?Rama 2?, ku listoheshin arritjet e secilit ministër. Bazuar mbi këtë analizë performance, kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndryshime në qeveri në muajin shtator, duke sinjalizuar largimin e ministrave që sipas tij nuk janë në lartësisë e duhur. Nga raporti që disponon Shqiptarja.com, për gjashtëmujorin e parë të qeverisë ?Rama 2?, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, renditet në krye për numrin më të lartë të arritjeve konkrete. Si arritje përmenden kapja 623 kg kokainë në Durrës, Vetingu në polici, zero kultivim droge gjatë 2018, goditja e 9 grupeve kriminale, me 91 anëtarë të arrestuar, sekuestrimi i asetet të krimit në vlerën 10 milionë euro, dy marrëveshje ndërkombëtare, 36 945 kontrolle në territor etj. Ndërkaq, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetajt, referon si arritje konkrete rritjen ekonomike 3.84 %, uljen e papunësisë në 13.4 %, 10 mijë ndërmjetësime për punë, rritjen e eksporteve me 21.5 %, rritjen e të ardhurave në 3-mujorin e parë të 2018 me +8.6 %, uljen e kostos së borxhit, regjistrimin e 1 787 bizneseve të reja, rritjen e ramitancave nga emigrantët me 4.2 etj.

Për Ministrinë e Mbrojtjes, referohen si arritje përballimi i 4 situatave të emergjencave civile, ndërtimi i 11 urave, pastrimi dhe meremetimi i varrezave të Dëshmorëve të Kombit në 26 rrethe, pastrimi i akseve kryesore në vend, asgjësimi i municioneve të paplasura të gjetura në të gjithë vendin etj. Arritje konkrete referohen edhe për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si mbulimi i nevojave me mjekë në spitalet Kukës, Shkodrës, Korçë, Berat, Lezhë dhe Tepelenë, rritje e kontrollit shëndetësor bazë me 27 për qind, rimbursimi i barnave të reja, rimbursimi i fashave të diabetit për 1 500 fëmijë diabetikë, investime dhe eliminimi i burokracive. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, nën drejtimin e Damian Gjiknurit, referon si arritje 650 milionë euro investime, mirëmbajtjen dimërore të 1 679 km rrugë, nënshkrimin e kontratës për Rrugën e Arbrit, fillimin e procedurat së koncesionit të Aeroportit të Kukësit, 49 projekte në ujësjellës-kanalizime me vlerë 2.13 miliardë lekë etj.

Share This Video


Download

  
Report form