Berisha: Doreheqja e Tahirit nuk mjafton

RTV KLAN 2018-05-14

Views 1

Dorëzimin e mandatit të deputetit nga ish-Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, Sali Berisha e cilëson fitore të shqiptarëve dhe opozitës në betejën për dekriminalizimin. Por kjo nuk mjafton, pasi Berisha thotë se përgjegjësi kryesor është kryeministri Rama.

?Është një fitore e mbarë qytetarëve shqiptarë dhe opozitës që mban flamurin e dekriminalizmit të Parlamentit dhe të Shqipërisë. Por asgjë nuk sjell flakja e Saimir Tahirit jashtë Parlamentit, ndërsa Edi Rama qëndron dhe flet aktualisht në Parlament. Dorëzimi i mandatit të tij sot është dëshmi e forcës së krimit. Atë që nuk bëri dot Parlamenti e bëri Saimir trafiku. Ai nuk e kupton që bota nuk po kërkonte dorëheqjen e Tahirit, po të tijën.?

Për Berishën, lënia e mandatit është një Pazar, i bërë kohë më parë.

?Një takim i fshehtë është paralajmëruar se është bërë në një spital privat të Tiranës. Në atë takim tresh janë bërë edhe premtime për kulla. I treti ishte edhe Lal plehu, se dini ti kush është? E ka marrë vesh e gjithë Shqipëria këtë."

Ish kryeministri thotë se beteja kundër qeverise nuk duhet ndalur, deri ne largimin e qeverisë.

?Bota nuk po kërkonte kokën e Saimir Tahirit, por po kërkon në të katër anët dorëheqjen e Edi Ramës. Edi Rama është pengesa absolute e shqiptarëve drejt Bashkimit Eruopian... Edi Rama është kalbësira e pushtetit në Shqipëri, Ballkan dhe Europë që duhet të hidhet sa më parë. Ftoj shqiptarët të ngrihen në lartësinë e guximit dhe t?i bëjnë Ramës atë që i bëjnë armenët disa ditë më parë Kryeministrit të tyre, si e palosën diktatorin e Nikaraguas. Edhe një herë thirrja ime është ta hedhim, ta hedhim kalbësirën.?

Share This Video


Download

  
Report form