Saimir Tahiri le mandatin e deputetit

RTV KLAN 2018-05-15

Views 0

Pasi i shpëtoi djegies së mandatit me prezencën në seancën plenare të 2 javëve më parë, këtë enjte Saimir Tahiri ka vendosur të dorëzojë vullnetarisht mandatin si deputet i qarkut të Tiranës, për t?u përballur me drejtësinë pa imunitet.

"Unë nga sot dorëzoj mandatin tim të deputetit. Deri kur të zbardhet e vërteta e plotë, unë nuk do jem deputet, por një qytetar i thjeshtë si mbi 2 milion shqiptarët e tjerë. Unë nuk jam nga ata që fshihem, e jo më të tretem pas parlamentit, mandatit, imunitetit e aq më pak të përtoj nga këto. Dhe e kam të qartë që sot; kjo nuk është ndeshja ime e fundit, është vetëm ndeshja ime e parë. E do vazhdoj prap e prap, deri në fund. Nga sot, nuk jam më deputet. Do përballem me këdo, sepse besoj e vërteta është më e thjeshtë, por më e fortë se gjithçka tjetër. Si qytetar i lirë, jam përballë kujtdo e as do përkulem, as do dorëzohem. E sot u them, unë nuk jam palaço si ata që kanë qeverisur për 25 vjet e sot shesin moral, unë jam Saimir Tahiri e s?kam nevojë as për mandat për t'u përballur me drejtësinë dhe me politikën palaço të këtyre 25 viteve".

Fjalimi i largimit nga parlamenti, që tha se e kishte shkruar 2 javë, qe i mbushur me akuza për të gjithë klasën politike, për të cilen tha se ishte ajo pengesë për integrimin dhe jo ai.

"Jam shumë i vogël për të penguar integrimin e Shqipërisë në Evropë. Por mjaftueshëm i arsyeshëm t?ju drejtoj gishtin në fytyrë të gjithë atyre që sot qajnë për Evropën e në 25 vite Shqipërinë e shkatërruan dhe varfëruan me keq se lufta. Dhe nuk ua kam fajin unë. Unë e di që politikanë pa kocka e pa bythë, këtë vend e kanë shitur qindra herë, e po të donin Shqipërinë sa ç?duan një përkëdhelje koke nga ca të huaj, ky vend nuk do ishte ky që është. Por nuk besoj u çmendën edhe këta të huajt sa të mos e vrasin mendjen për drejtësi, por të duan kurban njerëzish për të shkelur në Evropë. E vërteta është më e thjeshtë. Ekonominë nuk do e bëjë Evropa e integrimi, ndaj oligarkët që i palluat me tendera e para të shqiptarëve, lekë që vodhët duke paguar për një rrugë 3 herë, për një shkollë 4 herë e për një spital 5 herë e sot as ekzistojnë, paguajini sot. Nuk ua kam fajin unë. Jam shumë i vogël për të penguar integrimin e Shqipërisë në Evropë".

Me aktin e tij, Tahiri thotë se bën diferencën mes atyre që kanë keq qeverisur vendin në 30 vite dhe vazhdojnë të jetë në politike pa u ndëshkuar nga drejtësia, e që sipas tij, sot janë bërë të gjithë bashkë për ta luftuar. Dhe me emra i rendit të gjithë.

Nuk kursen as pasardhësin socialist, Fatmir Xhafaj dhe Kryeministrin, për qëndrimet e tyre në disa çështje.
Zhgënjimin nuk e fsheh dhe me kolegë të tjerë socialistë, të cilët gjatë kohës që ka heshtur, në pritje që e vërteta e tij të dalë në dritë, Tahiri pohon se i kanë dhënë sugjerimet e tyre për t?u përballur me akuzat.

"Njëri vinte e më sugjeronte të thoja se nuk isha unë, por ishte Edi Rama kokë e trakut të drogës. Kështu shpëtoja veten nga të gjitha. Tjetri më këshillonte të mos flisja shumë, se nu...

Share This Video


Download

  
Report form