Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokuroria e Krimeve të Rënda do të thërrasë javën e ardhshme Saimir Tahirin për të dëshmuar.
Ish ministri i Brendshëm, i cili dorëzoi sot mandatin e deputetit do të pyetet në lidhje me letërporositë e marra nga Italia dhe Greqia.
Burime nga prokuroria i thanë Ora News: "Do të presim të zyrtarizohet lënia e mandatit. Në raste të nevojës për një masë sigurie ndaj ish-ministrit do t'i drejtohen Gjykatës"
Disa ditë më parë u mor në pyetje truproja e ish-ministrit të Brendshëm.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/javen-tjeter-saimir-tahiri-ne-prokurori-sot-la-mandatin