Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Jetojmë në vitin 2018 por një shkollë në fshatin Orosh nuk ka ende dritë elektrike.
"A mund të ketë integrim kur shkollat s'kanë dritë?! A janë të barabartë fëmijët e Oroshit dhe kur ata mund të kenë drita dhe a do të kenë drita ndonjëherë?!"
Shqetësimin prifti Dom Genci i fshatit Orosh të Mirditës e bëri në forumin e qytetarëve për sigurinë publike ku ishte i pranishëm dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin.
Shkak sipas Dom Gencit ishte fakti që një familje nuk lejonte të kalonte linja e energjisë elektrike aty.
"E shoh edhe nga titulli 'Siguria Publike'. Unë kam diçka për të thënë. Jam prift i Orioshit prej 3 vitesh e gjysmë.
Atje është një shkollë e mirë me fëmijë të mrekullueshëm por në një territor të thyer, malor. Oroshi është një vend i cili që nga mesjeta dhe më heret ka hedhur dritë dhe kulturë, jo vetëm për Mirditën dhe më gjerë. Sot kjo shkollë nuk ka drita akoma. Duke biseduar me fshatarët një x person nuk i ka lejuar që të kalojnë linjën elektrike sepse është toka e tij, ara apo mali i tij.
Por jemi sot në 2018 dhe kjo shkollë ka rritur gjenerata të ndryshme pa energji elektrike. Por do ti them zj. Vllahutin: A mund të ketë integrim integrim të Shqipërisë në BE kur kemi akoma shkolla pa drita? A mund ti them z. Ministër se për kapriço të disa personave dënohen gjenerata dhe fëmijë të mrekullueshëm që të rriten pa dritë e pa ngrohje?
A mund të ketë një iniciativë nga ana e zyrës arsimore? Kam këtu edhe profesorin tim të nderuar Bardhok Pulaj që është pikërisht në këtë detyrë, në këtë funksion. A do të ketë njëlloj barazie midis qytetit dhe fshatit?
A janë të barabartë fëmijët e Oroshit përballë Ministrisë, përballë sigurisë publike, përballë të gjithë? A janë të barabartë me gjithë të tjerët? Kur do të mund të kenë drita dhe amund të kenë drita ndonjëherë?
Denoncimi i kësaj ngjarje e vuri në siklet Drejtorin rajonal të arsimit Bardhok Pulaj i cili si drejtues i këtij institucioni nuk dinte gjë për këtë problem.
Pasi iu drejtua me ironi, drejtori tha se do verifikohet dhe brenda javës do të zgjidhet.
"Meqë Don Genci është i ngarkuar për të sjellë dritën hyjnore ne do të përpiqemi. Dhe të garantoj që ajo shkollë, që është shkolla e parë e Mirditës, nuk e di që mund të jetë një shkollë pa drita sot sepse të garantoj se të gjitha shkollat e Mirditës janë rikonstruktura dhe unë do ta verifikoj.
Dhe brenda javës nëse ka pengesa për kalimin e rrjetit do të vijnë dritat në shkollën e Oroshit. Është një çështje shumë e thjeshtë, por unë nuk e dija që nuk ka drita. Sapo të dal nga mbledhja do të vendosen drita urgjent. Dhe besoj që kjo nuk do ta pengojë integrimin e Shqipërisë në Europë.
Ambasadorja Vlahutin vetëm sa përforcoi pretendimet e priftit, duke thënë se ka parë shkolla pa tualete dhe pa kushtet minimale në vendin tonë.
Vlahutin: Për pjesën e shkollave, kam parë shkolla të cilat janë pa tualete, shkolla të cilat janë në ku...