Ora News - Mjekët e Lezhës në trajnim për dhënien e ndihmës së parë, Kaza: Diploma nuk mjafton

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndihma e parë shpëton ose vë në rrezik jetën e pacientit!

Për një mjek urgjence njohja e teknikave më të reja dhe standardeve më të mira është domosdoshmëri.

Por në spitalin e Lezhës, bluzat e bardha duket se nuk janë në lartësinë e duhur, drejtori Leon Kaza, ka kërkuar trajtimin e të gjithë stafit.

Leon Kaza: "Sot të kesh një diplomë nuk do të thotë që je gjithmonë i përgatitur për të bërë një veprim të caktuar në një moment emergjent. Kërkohen gjithmonë trajnime, përditësime në mënyrë që të jesh gjithmonë i aftë për të kryer sipas standarteve të sigurisë dhe cilësisë shërbimin ndaj pacientit."

Trajnimin në spitalin e Lezhës e moren një përsonel mjekësor prej 10 mjekësh dhe 60 infermierësh që shërbejne në repartin e urgjencës dhe reanimacionit.

Skender Brataj: "Vetëm të ndjekin mënyrën sesi ne i themi të veprojnë e ndihmon shumë për të blerë ato minutat e para të arrestit kardiak që janë shumë të rëndëishme për qelizën celebrale sidomos 4 deri në 10 minuta maksimumi."

Ky trajnim është pararendës i simpoziumit shkencor që do të organizohet nga Spitali rajonal Lezhë organizon me rastin e 50-vjetorit të shërbimit spitalor.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mjeket-e-lezhes-ne-trajnim-dhenien-e-ndihmes-se-pare-kaza-diploma-nuk-mjafton

Share This Video


Download

  
Report form