Basha: Rama po bën lojë me Tahirin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-15

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka dale para medias per te shpjeguar pse dorëzimi i mandatit te deputetit nga Saimir Tahiri është nje loje e përbashkët me kryeministrin Edi Rama per te mbyllur dosjen e trafikut te drogës.



Se pari sipas Partisë Demokratike me mbrojtjen qe parlamenti i dha Tahirit 6 muaj me pare i dha mundësinë te pastronte provat.



?Ai e pastroi banesën e tij nga këto prova dhe zhvendosi me sukses thasët me eurot e drogës. E vetmja gjurmë e tyre deri tani janë thasët me 368 mijë euro dhe patentat e Sajmir Tahirit të kapura në makinën e Orest Sotës, i cili po kështu u lirua.?

 

Përgjatë ketyre muajve mazhoranca ka kapur prokurorin e përgjithshëm i cili u zgjodh me votat e saj pa veting dhe u ekstradua dëshmitari kyç, financier i bandës Habilaj, Nazer Seiti.



?Vetëm pas këtyre akteve dhe presionit të drejtpërdrejt nga Gjermania dhe faktorit ndërkombëtar, ndaj Edi Ramës, ku i është thënë se është e patolerueshme mbrojtja me imunitet parlamentar e Sajmir Tahirit kundër veprimeve të drejtësisë erdhi dorëheqja e Tahirit, si mashtrim për Gjermaninë, si mashtrim për Europën, për të thënë që ?Ja, tani është në dorë të Prokurorisë?. Por, Prokuroria është në dorë të Ramës. Pra, Sajmir Tahiri është dhe mbetet në dorë të Ramës sikundër Rama në dorë të Tahirit. Ky është kodi mafioz që i lidh bashkë!?

 

Por Basha ka theksuar se projekti i kanabizimit te Shqipërisë është i kryeministrit Rama, sepse atij i duheshin paratë e drogës per te blere zgjedhjet.



?Por, zonja dhe zotërinj, drejtësia e kapur dhe e shantazhuar dhe Prokuroria nën kontrollin e plotë të Edi Ramës, nuk e zgjidhin dhe nuk kanë për ta zgjidhur dot këtë problem jetik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Më kot t?ju kërkohet atyre, ajo që duhet dhe që i hap rrugë drejtësisë, është largimi i Edi Ramës. Vetëm dorëheqja dhe largimi i Edi Ramës, janë zgjidhja. Nuk ka Bashkim Europian me qeveri mafioze që vepron me kodet e mafias. Prokuroria e kapur nuk vepron dot. Edi Rama është provuar tashmë si pengesa e vetme në Bashkimin Europian.?

 

Sipas Bashes zgjidhja është krijimi i nje qeverie antimafie, e cila t?i garantoje vendit zgjedhje te lira e te ndershme.

Share This Video


Download

  
Report form