Rezultatet e takimit të parë të grupit negociator shqiptaro-grek, dy ministrat e jashtëm Ditmir Bushati dhe Nikos Kociaz i kanë analizuar në një takim që kanë patur në Selanik ku po zhvillohet takimi i 3 ndërministror Greqis- Shqipëri- Maqedoni- Bullgari. Pas takimit Bushati ripërsërit optimizmin për finalizimin e një marrëveshje të re për kufirin detare që siç thotë do të jetë më e mirë se ajo e 2009 dhe më e mirë për të dy vendet.
?Mendoj se jemi përballë një situate të favorshme ku ekzistojnë mundësitë që Shqipëria dhe Greqia të shkojnë drejt një marrëveshje të re, e cila do të jetë e mirë për të dyja vendet, dhe mbi të gjitha një marrëveshje që do të jetë e zbatueshme për të dyja vendet?.
Nga paketa e çështjeve që kërkojnë zgjidhje është dhe ligji i luftës dhe kufiri tokësor ndërsa është arritur dakortësia për njohjen e patentave të automjeteve.
Bushati lajmëron një takim tjetër me homologun brenda pak ditëve, ndërsa brenda 15 Majit pritet të mbahet dhe raundi i dytë i negociatave tashmë në Athinë.