Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kastrito Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" në puntatën e kësaj të premteje ka folur për hebrejtë. Myftaraj me analizën e tij hedh dritë mbi sundimin e botës pikërisht nga ky komunitet.
Myftaraj: Edhe në Shqipëri ashtu si në shumë vende të tjera të botës qarkullon ideja e sundimit të botës nga hebrejtë. Në Shqipëri vitet e fundit kjo ide është ushqyer shumë, vecanërisht nga dy libra. Është një libër "Komploti botëror" shumë i lexuar në Shqipëri, i botuar së pari në tetor, i një autori bullgar të emigruar në Amerikë Nikolai Nikolov, është edhe libri "Sekretet e sundimit të botës" që në fakt njihen si protokollet e të urtëve.
Nëse ka ndonjë tezë që meriton të vihet në dyshim dhe të provohet është teza për sundimin e botës, pavarësisht se përkë bëhet fjalë, për hebrejtë apo për këdo. Sundimi botës është një gjë shumë e jashtëzakonshme dhe duhet të vihet në provë.
Po të marrin historinë e hebrejve të pranuar dhe në gjithë librat kundër tyre. Lind një pyetje kur ka nisur sundimi i botës nga hebrejtë?
Në shek. XIV para krishtit, 3500 vjet më parë hebrejtë ishin skllever në Egjipt. Pra nuk besohet se e sundonin botën. Në Izraelin e sotmë krijuan disa mbretëri që u përcanë 500 vjet më vonë, u nda mbretëria e tyre në Izrael dhe Judea. Në shek. VIII para erës sonë ra në skllavërinë asiriane. Në shek VI para erës sonë u deportuan në Babiloni. Në vitin 539 mbreti Kiri lejoi të ktheheshin në vendin e tyre. Në shek. I pas erës sonë erdhën luftrat me romakët të cilët zhdukën mbretërinë e Judesë dhe hebrejtë i morën skllever dhe i larguan nga vendi.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-e-verteta-mbi-sundimin-e-botes-nga-hebrejte