Vrasja e kosovarit, drejtues te larte policie ne vendngjarje

RTV KLAN 2018-05-15

Views 0

Shtetasi nga Kosova me inicialet Xh. O, 53 vjeç është gjetur i vrarë dhe i djegur këtë të shtunë brenda një makine të shkrumbuar në Derven të Fushë Krujës.

Drejtues të lartë të Policisë së Shtetit mes tyre dhe Drejtori i Krimeve të Rënda, Niko Brahimaj ndodhen aktualisht në vendin e ngjarjes.

Siç duket nga pamjet e sjella për tvklan.al nga gazetari Spartak Koka, makina ku ndodhej viktima është djegur tërësisht.



Dyshimet paraprake të policisë është se kemit bëjmë me shtetasin me inicialet Xh.O. Automjeti i djegur është gjetur në afërsi të Borizanës.

Ekspertë mjekoligjorë, kriminalistë dhe specialistë të shërbimit zjarrfikës ndodhen aktualisht në vendngjarje.





Njoftimi i policisë:

Më datë 05.05.2018, në Derven, në fundin e një toke është djegur një mjet.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, të cilët gjatë kqyrjes së mjetit kanë dalluar mbetje të një shtetasi të djegur, ende të paidentifikuar.

Specialistët për Krimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për identifikimin e personit të djegur dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

/tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form