Report TV - Mandati Tahirit, opozita sërish në sulm, Alibeaj: Skenar i nxitur nga Rama

Report TV 2018-05-15

Views 1

Lënia e mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri vijon të prodhojë përplasje deklaratash në distancë mes maxhorancës dhe opozitës.

Më herë ishte numri dy i PS sekretari i përgjithshëm Taulant Balla kërkoi që tashmë që Tahiri është pa mandate askujt nuk i takon të flasë, përveç drejtësisë. Por demokratët lënien e mandatit nga Saimir Tahirit ia faturojnë kryeminisrit Edi Rama madje përmes Enkelejd Alibeajtë kërkuan llogari përse ish ministri i brednshëm është ende i lirë.

Dy ditë pasi Tahiri, me marrëveshje me Ramën hoqi dorë nga nga mandati i deputetit ai vazhdon të jetë i lirë. Pak orë pas këtij episodi të serialit kriminal qe Rama, gjatë gjithë qeverisjes së tij po luan më Shqipërinë, shqiptarët dhe ndërkombëtarët, nuk është aspak i gëzuar për suksesin e mashtrimit dhe hirit në sy që kërkon t?i hedhë botës mbarë. Si Ponc Pilati kërkoi që tashmë të hiqte nga kurrizi barrën e rëndë të njollës së zezë që i ka vënë vendit dhe të ardhmes së tij.

Enkelejd Alibeaj, deputet i PD
Alibeaj nga selia blu nuk i kurseu edhe akuzat për pasardhësin e Tahirit ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ministri gënjen duke bërë fushata nëpër rrethe duke lajmëruar nxjerrjen e Shqipërisë nga harta e drogës, por nuk sheh dhe dëgjon lajmet për tonelatat e drogës Made in Albania në brigjet italiane apo greke. Vettingu është një shoë, njësoj si dorëheqja e Saimir Tahirit për t?i hedhur hi syve shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtare.

Share This Video


Download

  
Report form