Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ky 6 maj shënon 613 vjetorin e Lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti , përvjetor ky që korrespondon edhe me vitin mbarëkombëtar të Skënderbeut. Pjesë e festimeve janë bërë edhe një përfaqësi e komunitetit arbërsh në Itali. Drejtues të dy komunave arbereshe e vunë theksin tek nevoja e aktiviteteve më qëllim ruatjen e traditave.
Me këngë të vjetra shqip e kostume tradicionale, Komuniteti arbëresh në Italia është bërë pjesë e festimeve mbarëkombëtare për vitin e Skënderbeut.
Një delegacion prej 50 personash nga Casalvecchio dhe Chieuti po merr pjesë e festimeve dy ditore të organizuara në Durrës.
Për disa prej tyre ishte vizita e parë në Shqipëri, por kjo nuk i ka penguar të ruajnë gjuhën dhe traditat brez pas brezi, ndaj edhe mesazhet morën vlerë të veçantë.
Mirela Buda: "Të lidhim sa më shumë Shqipërinë me Arbërinë, që të mos harrojmë gjuhën tonë, kulturën tonë si arbëresh dhe shqiptarë. Gjaku jonë të mos prishet, gjaku jonë të mos humbë".
Kryetarët e Komunave ku jetojnë folën për nevojën e aktiviteteve të tilla për të ruajtur trashgiminë dhe për tu njohur me të rejat e vendit amë.
Festimet do të përmbyllen në Kepin e Rodonit të dielën, ku marrin pjesë grupe folklorike nga të gjitha trevat shqipfolëse dhe diaspora.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ditelindja-e-skenderbeut-sjell-ne-durres-arbereshet-e-italise