Hapet segmenti i dyte i Bulevardit

RTV KLAN 2018-05-15

Views 2

Një tjetër segment i Bulevardit të ri të Tiranës është hapur për banorët e kryeqytetit. Për ndërtimin e kësaj vepre infrastrukturore Kryeministri Rama i njohu jo pak merita kryebashkiakut Veliaj, teksa ironizoi punën e Lulzim Bashës kur drejtonte Bashkinë e Tiranës.

"Sikur ky bulevard të ndërtohej me ritmet e duhura katër vite para zgjedhjes së Erionit do duheshin 60 vjet për të arritur këtu ku jemi sot. Mbasedhe 30 vjet tjera për të shkuar aty ku do të shkojmë deri në fund të vitit 2019. Jo vetëm në këtë mandat të kryetarit të bashkisë ne do bëjmë shumë më tepër se sa është bërë në shumë vite, por në mandatin e ri qeverisës ne do bëjmë në bashkëpunim me kryetarin e bashkisë shumë më tepër se sa është bërë në këto tre vite".

Zgjatimi i Bulevardit shihet si një mundësi shumë e madhe për zhvillimin ekonomik dhe social për banorët e kryeqytetit. Dhënien e lejeve për ndërtimin e kullave të reja, Kryeministri e sheh si mundësinë në funksion të këtij zhvillimi, ndaj dhe debatin rreth tyre e cilëson të pavend.

"Dua të nënvizoj dhe aspektin e zhvillimit ekonomik e social që do të sjellë çuarja përpara e kësaj pune, të dhënies së lejeve të ndërtimit për gjithë bllokun e ri që parashikon projekti dhe ku uroj të shohim sa më shpejt kulla të reja. Në Tiranë zhvillohet një debat idiot lidhur me ato që janë shprehjet më kuptimplota të zhvillimit të kryeqytetit, ndërtimet ikonike të Tiranës, kullat e planit francez, që do pasohen me kullat edhe në këtë anë të Tiranës. Bëhet fjalë për zhvillime të domosdoshme në të gjitha aspektet. Gjithçka thuhet lidhur me to për t?i kundërshtuar është absurditet i plotë. Do kemi jo thjesht blloqe të reja banimi, por blloqe të një cilësie tërësisht të re".

Pjesë e ndërhyjreve nga ana e bashkisë në këtë zonë është edhe rehabilitimi i Lumit të Tiranës, që synon t?i japë fund probelemeve të përmbytjeve në këtë zonë të kryeqytetit.

Erion Veliaj: "Lajmi më i mirë është për njësitë 4, 8 dhe 9 të cilat e prisnin stinën e reshjeve dhe të shirave me dorë në zemër , ky është një problem që tingëllon si përrallë nga e kaluara".

Krahas Bulevardit të ri dhe rehabilitimit të lumit të Trianës, kësaj zone do t?i shtohet edhe një park në përmasa të njëjta me atë të Liqenit. Me përfundimin e punimeve disa ambasada dhe bashkia e Tiranës kanë paralajmëruar se do të zhvendosen në Bulevardin e Ri.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form