Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Jashtëm i Polonisë, Jacek Czaputowicz tha se është mbështetës i fortë i zgjerimit të Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjatë një konference për mediat me ministrin Shqiptar, Ditmir Bushati ai tha se duhen data konkrete për anëtarësimin në BE. Gjithashtu ai tha se Shqipëria duhe të bashkëpunojë me grupin e vendeve në BE që janë pro zgjerimit në Ballkanin Perëndimore.
Jacek Czaputowicz: Në BE vazhdon diskutimi për zgjerimin në BE, por ka edhe fenomene siç është skepticizmi që burimin e ka tek kriza e emigrantëve. Këto zëra bëjnë çmos që ta pengojnë. Në BE vende të tilla si Bullgaria, Rumania, Polonia e mbështesin fuqishëm zgjerimin e BE. Sipas mendimit tonë duhet përcaktuar qartë data e hyrjes e prnaimit të këtyre vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse kjo i jep mundësi dhe shpresë që të punojnë siç duhet. Duke u përcaktuar një datë konkrete vendet do të kenë një periudhë të shpresës reale.
Kështu ka ndodhur me vendin tonë. Duke qenë se presidenca e BE në këto vende siç janë Bullgaria Rumania, këtë 6 mujor e ka Bullgaria më pas Rumania është momenti i duhur që ne ta theksojmë me forcë politikën e zgjerimit të BE, por duke përcaktuara data konkrete.
Edhe ana tjetër duhet theksuar sepse është e domnosdoshme që të arrihen përparime të prekshme në fushën e sundimit të ligjit. Çdo vend është në gjendje ta bëjë këtë nëse do të këtë marrë një sinjal të qartë për afatin e pranimit.
Është krijuar një grup që unë po e përdor për herë të parë emërtimin këtu, grupi vendeve që mbështesin zgjerimuin e BE dhe ky funksionon brenda BE dhe është mirë që Shqiëpria të bashkëpunojë me këtë grup që të mbajmë gjithmonë të hapur këtë kanal të zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vendet-skeptike-ministri-polak-duhen-data-konkrete-anetaresimin