Polonia pjese e grupit qe mbeshtet zgjerimin e BE

RTV KLAN 2018-05-15

Views 0

Veç vendeve të njohura si skeptike sa i takon zgjerimit, brenda BE ka tashmë dhe një grup zyrtar që mbështet shtimin e radhëve të unionit. Ministri i Jashtëm polak Jacek Czaputowicz që po viziton Tiranën në konferencën për shtyp me homologun Ditmir Bushati e pohon për herë të parë krijimin e një grupimi të tillë në gjirin e BE dhe kërkon që për vendet kandidate të vendoset një datë e saktë për anëtarësimin.

?Në bashkimin Evropian vazhdon diskutimi për zgjerimin, por ka edhe fenomene si skepticizmi që vijnë nga kriza e emigrantëve. Në BE vende të tilla si Polonia, Bullgari dhe Rumani e mbështesin fuqishëm zgjerimin. Ne mendojmë se duhet përcaktuar qartë data e pranimit të këtyre vende të Ballkanit perëndimor sepse kjo ju jep shpresë shoqërive dhe autoriteteve të këtyre vendeve të punojnë siç duhet. Është momenti i duhur gjatë presidencës aktuale bullgare dhe më pas asaj rumune nevojën e një politike zgjerimi. Po ashtu mendojmë se kërkohen arritje konkrete sa i takon sundimit të shtetit ligjor. Çdo vend është në gjendje të bëjë këtë nëse merr një sinjal të qartë për afatin e pranimit. Është krijuar një grup që unë për herë të parë po e bëj publike: grupi i vendeve qe mbështesin zgjerimin e BE".

Ministri Bushati mbështet qëndrimin e homologut polak sa i takon negociatave me BE, por kur pyetet për negociatat me Greqinë thotë se më shumë se datat dhe afatet në këtë rast rendësi produkti i tyre, marrëveshja e re për detin.

Ministri Kotziaz pas takimit të javës së shkuar në Selanik ka lajmëruar një tjetër takim me ministrin Bushati si dhe organizimin e një takimi pro mbështetjes se çeljes së negociatave për Shqipërinë, nismë për të cilën mori dhe falënderimet e homologut shqiptar.

Share This Video


Download

  
Report form