http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria do te jete një nga destinacionet e preferuara te turisteve. Ky është synimi i Ministrisë se Turizmit ku vetëm këtë vit pretendon te tërheqë ne vendin tone mbi 7 milion turiste. Ministri Blendi Klosi tregon për projektin ?Smile Albania? ku 1 mije te rinj qe do te shpërndahen ne gjithë vendin do te informojnë te huajt për atraksionet qe ofron Shqipëria.
Për te ofruar një turizëm cilësor, prej 6 muajsh Ministria ka nisur një aksion për pastrimin e vendit dhe kryesisht zonave bregdetare. Ndërkohë ministri Klosi ka dhënë ultimatumin ndaj bizneseve nëse deri ne 1 qershor nuk marrin masa për ujërat e zeza do tu mbyllet aktiviteti.