Report TV - Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Report TV 2018-05-15

Views 2

U zbuluan teksa përdorën skemën fiktive të shit-blerjes së kompanive të menaxhimit të sportit të golfit në Shqipëri duke pastruar 800 mijë euro, përfundojnë në gjykatë në mungesë dy shtetas norvegjezë.

Kompania e tyre Norëegian Golf Development AS u krijua në vitin 2016 dhe nga ajo kohë dy norvegjezët nisën pastrimin e parave.

Me akuzën e pastrimit të parave dhe evazionit fiskal Ove Johanson dhe Joo Borgen Nilsen janë marrë që të dy si të pandehur në mungesë.

Kompania norvegjeze është regjistruar në Shqipëri me administrator shtetasin Jan Kolstad.

Në qëllimet e aktivitetit të saj ajo radhit: Zhvillimin, ndërtimin, investimin dhe menaxhimin e resortëve turistike, fushave të golfit, etj.

Share This Video


Download

  
Report form