Sherr mes studentëve të Politeknikut për një vajzë, 4 të plagosur me thikë te Presidenca/Emrat

Report TV 2018-05-15

Views 1

Katër persona kanë mbetur të plagosur me thikë pranë Presidencës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë ku mësohet se katër persona, të katër studentë të Politeknikut, të vitit të parë, janë konfliktuar me njëri-tjetrin për një vajzë.

Report Tv ka siguruar edhe pamjet ekskluzive pas grindjes së të rinjve përballë selisë së Presidencës. Dy prej tyre duken të gjakosur teksa mbahen të shtrirë në tokë nga efektivët e policisë. Të plagosurit janë Jurgen Lleshi, 18-vjeç, Feliks Lleshi, 18-vjeç, Klajdi Dumi 19 vjeç dhe Klajdi Marku, 19-vjeç (studentë). Ata kanë marrë goditje me thikë në këmbë dhe në shpatull, por mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dy prej tyre, Jurgen dhe Feliks Lleshi, të dy 18 vjeç mësohet se janë kushërinj të parë me njëri-tjetrin.

Shkak për sherrin mësohet se ka qenë një vajzë, e dashura e njërit prej të rinjve të përfshirë në sherr. Sherri mes të rinjve ka degjeneruar dhe bilanci është katër të plagosur me thikë. Policia ka shoqëruar një prej tyre për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Emrat e studentëve të përfshirë në sherr

Jurgen Lleshi, 18-vjeç

Feliks Lleshi, 18-vjeç

Klajdi Dumi, 19 vjeç

Klajdi Marku, 19-vjeç

Share This Video


Download

  
Report form