Ministrja e Drejtesise përplaset me KLD-në

RTV KLAN 2018-05-15

Views 0

"E djeshmja ishte një ditë e zezë për këtë Këshill, që nxori në pah sfidën e madhe që kemi përpara për të përmbysur sistemin e kalbur të drejtësisë"!

Kështu e ka cilësuar ministrja e Drejtësisë mbledhjen e fundit të Këshillit të Lartë të Drejetisë. Për Etilda Gjonajn refuzimi që i bëri KLD kërkesës së saj për shkarkimin e tre gjyqtarëve të cilët kishin shkelur rëndë detyrën, ka sjellë dështimin e këtij institucioni. Gjonaj bëri publike dhe shkeljen e bërë nga gjyqtari i Durrësit Petraq Çurri, i cili liroi Alket Hatiajn, i cili kërkohej nga autoritetet italiane për trafik droge.

"Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzoi të shkarkonte një gjyqtar të gjykatës së Durrësit, i cili në mënyrë diskredituese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit, la të lirë dhe mundësoi kështu arratisjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore që kërkohej nga shteti italian për ekstradim".

Gjqytari i Fierit, Ergys Selmani vonoi zbardhjen e urdhrit të mbrojtjes të shtetases Liljana Ruka që u vra më pas nga bashkëshorti i saj.

"Për shkak të mosarsyetimit tejet të dyshimtë të vendimit të urdhrit të mbrojtjes në kohë, solli humbjen tragjike të jetës së një gruaje prej duarve të bashkëshortit të saj, të ndjerës Liljana Ruka".

Për gjyqtarin Ken Dhima në Vlorë, i cili ka vonuar zbardhjen e 212 vendimeve.

"Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzoi të shkarkonte një gjyqtar të Gjykatës Administrative Vlorë, i cili në mënyrë diskredituese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit, kishte plot 212 vendime gjyqësore të arsyetuara me vonesë".

Në mbledhjen e KLD-së u vendos rikthimi në sistem edhe për ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj dhe gjyqtaren Elbasanit Pajtime Fetahu.

Share This Video


Download

  
Report form