http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Grabitet posta e Prokurorisë se Durrësit. Ngjarja e rende ka ndodhur rreth orës 10.30 kur persona të paidentifikuar kanë sulmuar dhe grabitur postierin e posaçëm te Prokurorisë se qytetit bregdetar, i cili sapo kishte marrë disa materiale.
Mësohet se agresorët ishin të pa armatosur dhe pas vjedhjes janë larguar me vrap. Policia ka ngritur disa pika kontrollesh ne Durrës si dhe ka marre ne pyetje postierin për te mësuar me shume detaje rreth ngjarjes.
Pak orë pas vjedhjes me dhunë të çantës me dokumente zyrtare, prokuroria ka sqaruar se ne bashkëpunim me policinë ka nisur hetimet.
Organi akuzës bën te ditur se nga përmbajtja e akteve te marra nuk cenohet hetimi për ndonjë nga çështjet dhe se në çantën e postierit nuk ka pasur materiale qe klasifikohen si sekret shtetëror.
Por prokuroria nuk sqaron se çfarë është grabitur konkretisht, pasi sipas saj çështja është nën hetim.
Ne prokurorinë e Durrësit aktualisht ndodhen disa nga dosjet me te rëndësishme si ajo e hetimit te ish kryeprokurorit Adriatik Llalla si dhe ajo e trafikimit te 613 kg kokaine nga Kolumbia. Për këtë të fundit ka pasur edhe zhvillime shumë të rëndësishme, pasi vetëm pak ditë më parë në Gjermani u arrestua pronari i kontenierit ku ishte fshehur droga me vlerë marramendëse.