Sonte në mbrëmje në Shqipëri do të ekstradohet Izet Haxhia, ndërsa pritet që të rihapë dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit. Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka qenë i ftuar në emisionin '45 Minuta' në Report Tv për të komentuar atë që pritet që të ndodhë. Klosi u shpreh se Haxhia është i penduar, ndërsa me rihapjen e dosjes së Hajdarit në valle është Sali Berisha. Sipas Klosit, Berisha përfitoi më shumë nga të gjithë pas vrasjes së Hajdarit.