Ora News - Dhunë në komisariat? 34-vjeçari nga Korça denoncon se polici e bëri për spital

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 34 vjeçar, denoncon se është dhunuar deri gjendje të fikti brenda komisariatit të Policisë së Korçës ku ishte shoqëruar si i dyshuar për vjedhje. Mariglen Muka thotë se e ofenduan dhe e bënë për spital pasi ai nuk pranoi akuzat. Rasti po hetohet nga Shërbimi Çështjeve të Brendshme, por burimet thonë se efektivët e dyshuar kanë mohuar dhunimin e të riut të Komisariat.

Ky është 34 vjeçari, Mariglen Muka (në foto) nga fshati Kamenicë në Korçë, i cili pretendon se shenjat në trup dhe fytyrë ja ka shkaktuar një efektiv policie brenda komisariatit.

Muka: Më shau, më goditi, kam rënë pa ndjenja poshtë. Më goditi me grushta dhe me shqelma nga koka, brenda në zyrën e komisariatit.

34 vjeçari ishte shoqëruar si i dyshuar për një vjedhje por ai mohon këtë akuzë duke thënë se dhuna e ushtruar ndaj tij e ka çuar në gjendje të fikti, në prani edhe të inspektorit të zonës.

Muka: Që në 09:00 deri në 15:00 që më mbajtën brenda. Unë kërkoja prokuror, meqë akuzohem të hapet çështja, pse të goditem! U thashë që do t'u bëj denoncim.

34 vjeçari thotë se u mbajt në polici nga ora 09:00 deri në 15:00, kur u shoqërua nga familjarët në spitalin e Korçës për kontroll mjekësor.

Muka: Kam dhimbje të madhe këtu.

Ndërkaq nëna e 34 vjeçarit pohon se i biri është liruar vëtëm pak kohë më parë nga burgu, ku ka vuajtur një dënim për lejen e drejtimit, por mohon akuzat për vjedhje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/policia-dhunon-34-vjecarin-ne-komisariatin-e-korces

Share This Video


Download

  
Report form