Ura që më ndante mua dhe pikturën ishte peneli që unë kisha në dorë. Emocionet që unë ndieja përbrenda nuk mund ti shprehja me një gjë të huaj dhe pa jetë siç ishte peneli. Për këtë arsye mora vendimin ta flakja penelin dhe ta ndjeja pikturën që në momentin qe përzieja bojrat në duar dhe më pas me këto duar të krijoja veprat e mia dhe të jetoja me to. Ishte ky fragment që lexova nga piktori i ri Amarildo Ruçi, arsyeja pse unë ndodhem në këtë studio.
Që të dalë një pikturë e bukur duhet të kesh edhe guxim, e s?duhet të kesh frikë asnjë herë... Thonjtë, e bëjnë edhe më të veçantë teknikën time, të cilën e veçon edhe nga persona të tjerë që mund ta ushtrojnë por thonjtë përdoren në fazën e fundit për të dhënë detajet, tregon Amarildo.
Teknika e të pikturuarit pa penela nuk bëhet pengesë për detajet e pikturës. Për Amarildon, vështirësia nuk qëndron tek forma e objektit që pikturon.
Unë i konsideroj të gjithë elementët e një pikture si një vesh rrushi. Këtë mësim e kam nxjerrë nga vetë eksperienca që kam pasur me frutat. Duke punuar pjesën ku ishte vendosur rrushi, po bëja kokrrën e parë dhe nuk po më pëlqente. Më pas fillova të bëja të dytën e të tretën dhe e shikova që ai po merrte formë. Që nga ajo ditë mendova edhe pikturën si kokrrat e rrushit, që duhet t?i bësh të gjitha që të të japi atë që kërkon. Kontakti që unë marr me telajon është shumë më i fortë se sa kur ke një penel në dorë, rrëfen piktori i ri.