Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, bëri një deklaratë të fortë duke deklaruar se pas ikjes së Visho Ajazit nga kreu i SHISH, Rama miratoi strukturën e re, duke sjellë në këtë strukturë ish-elementë të Sigurimit të Shtetit.
Berisha: Cila është situata sot? Cilido që sheh sot ndryshimet shkatërrimtare në SHISH kupton se kanë vetëm një qëllim; mbulimin e trafiqeve të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Kush emërohet? Sapo Visho Ajazi u emërua ambasador, Edi Rama që 4 vite në kundërshtim me ligjin nuk kishte miratuar strukturën e SHISH, firmosi strukturën e re, në të cilën kishte rikthim total të Sigurimit të Shtetit në krye të SHISH. I krijua drejtoria e performancës, drejtoria kryesore, ia ka dhënë zt.Mevlut Matraku i ndjekur nga Bahri Shaqiri për lidhje agjenturore me vendet e tjera. I shkarkuar për këtë motiv nga Visho Ajazi. E ka marrë Edi Rama. Inspektorja e Përgjithshme është një Sonila që vëzhgon edhe opozitën.
Ka një drejtori jashtëzakonisht të rëndësishme. Vërtetë SHISH ka kontribute shumë të mëdha, edhe Bahri Shaqiri ka kontribute pavarësisht se u përfshi në puçin e 21 janarit. Kujt ju besua kjo drejtori? Julian Markut, ish-sigurims. Kur shkonte në Sarandë ishte bashkë me Balinin.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/berisha-sapo-iku-visho-ajazi-rama-solli-ne-shish-elemente-te-sigurimit-te-shtetit