Lihet i lire perdhunuesi i se mitures

RTV KLAN 2018-05-15

Views 0

Një 50-vjeçar është lënë i lirë edhe pas akuzave për përdhunimin e mbesës së gruas së tij. Rasti u denoncua nga 15-vjeçarja në emisionin investigativ ?Stop?, që transmetohet në Tv Klan. Sipas të miturës, Rezmi Turhani, i cili punon si taksist abuzoi më të dy vite më parë. Rrugës për në Rinas, burri i hallës së vajzës së mitur, ndaloi makinën në një rrugë rurale dhe filloi ta prekte të miturën në disa pjesë të trupit dhe më pas ta përdhunonte.

Pasi tregoi në familje, e mitura nga kërcënimet e Rezmi Turanit, detyrohet të thotë se gjithçka ka thënë është mashtrim

Në 27 Korrik të vitit 2017, historia ripërsëritet dhe vajza e akuzon burrin e hallës se e përdhunoi, këtë herë në pyll.

E mitura e denoncoi në polici dhe Rezmi Turhani arrestohet nga policia e Beratit. Por ai lihet i lirë, pas raportit mjeko-ligjor që u hartua nga oficeri i policisë gjyqësore Besmir Dervishi, pa praninë e psikologes dhe të ekspertëve mjeko-ligjorë nga Tirana.

Përmes një kamere të fshehtë, e mitura tregon se si Rezmi Turhani e përndjek edhe sot e kësaj dite. Madje ai mundohet t?i mbushë mendjen që të firmosë një deklaratë ku nënshkruan se heq dorë nga kjo çështje. Por noterja nuk e pranon këtë fakt, pasi vajza është e mitur.

Madje një ditë më pas, ai vijon sërish ta joshë vajzën me telefon dhe para.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form