Report TV - 200 € për një provim, arrestohet dekani i Universitetit të Elbasanit dhe vartësit e tij

Report TV 2018-05-15

Views 1

Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë goditur një rrjet të gjerë korrupsioni që vepronte në Universitetin e Elbasanit 'Aleksandër Xhuvani', duke filluar nga dekani i këtij institucioni. Burime të Report Tv bëjnë me dije se dekani i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" ju merrte studentëve nga 200 euro për një provim.

Në pranga kanë rënë shtatë persona, mes të cilëve dekani Albert Riska, shefja e departamentit të Gazetarisë, Elvira Lumi, pedagogia Erjola Calja, si dhe disa sekserë. Uniformat blu vijojnë hetimet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në korrupsion.

Policia bën me dije se personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme, duke shpërdoruar funksionin publik, kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin ?Aleksandër Xhuvani? Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve.Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni ?Dekani? në Elbasan. Operacioni nga Strukturat e DVP.Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit. Operacioni me metoda speciale të hetimit prej disa muajsh hetime.

Goditet një grup në fushën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, dekan ?pedagog-student e sekser në Universitetin ?Aleksandër Xhuvani? Elbasan. Finalizimi i operacionit mëngjezin e sotëm duke vënë në pranga 7 persona.

Nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan u finalizua me sukses operacioni ?Dekani?.

Share This Video


Download

  
Report form